Aktualitet

Disa ditë me kufomën e nënës, mjeku zbulon gjendjen e 9-vjeçares

               Publikuar në : 13:07 - 26/09/20 liberale

Kanë qenë tronditëse pamjet, me të cilat u përball policia në orët e vona të mbrëmjes së djeshme teksa hynte në shtëpinë e 45-vjeçares Maria Zia Markovska, e cila u gjet e vdekur, ndërsa pranë saj ndodhej vajza 9-vjeçare.

E mitura u dërgua menjëherë në shërbimin e Pediatrisë në spitalin e Pogradecit ku edhe mori shërbimin nga mjekët.

Shefi i këtij shërbimi, Behxhet Liçkollari tha se vajza kishte ardhur e dehidratuar mbrëmë rreth orës 23:00 në spital.

“Vajza është rehidruar, ushqyer dhe i janë marrë ekzaminimet laboratorike. Jemi në kontakt edhe me shërbimin social për plotësimin e ekzaminimeve të nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht, gjendja e të miturës është e stabilizuar“, shprehet ai për gazetaren e Abc News.

Maria Zia Markovska u gjet e vdekur mbrëmë në banesën e saj, ndërsa dyshohet se kishte të paktën tre ditë që kishte vdekur. Vajza me probleme me elipsine qendroi disa ditë pranë trupit të vdekur të së ëmës, por për fat të mirë, njoftimi i policisë nga fqinjët bëri që ajo të shpëtonte.

Pritet që të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 45-vjeçares. Para një muaji asaj i kishte vdekur edhe bashkëshorti.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back