Aktualitet

Disa banesa të dëmtuara në Bilisht nga tërmeti

Shkruar nga Liberale
Disa banesa të dëmtuara në Bilisht nga tërmeti

Tërmeti me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter që goditi Greqinë mbrëmjen e së dielës ka shkaktuar dëmtime edhe në Shqipëri.

Sipas Klan, janë konstatuar 6 banesa të dëmtuara në zonën e Bilishtit. Sipas Bashkisë së Bilishtit, 2 banesa janë dëmtuar në qytet, 2 në Shuec dhe 2 në Mançurisht. Banesat e dëmtuara janë të amortizuara dhe të vjetra.

Epiqendra e tërmetit të fortë ishte Follorina. Kjo zonë është fare pranë kufirit shqiptar në juglindje të vendit.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut e deri në Kosovë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH