Showbiz

"Dikur më vinte turp të sillja miq në Tiranë", Noizy bën fushatë për Veliajn: Forca vëlla, fitoren e kemi në xhep

Shkruar nga Liberale
"Dikur më vinte turp të sillja miq në Tiranë",
Nuk është hera e parë që reperi i famshëm Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, shihet përkrah kryebashkiakut Erion Veliaj dhe tregon publikisht mbështetjen për të. Noizy ka qenë gjithashtu i përzgjedhur për të bërë fushatën prag këtyre zgjedhjeve lokale, përkrah emrave të artistëve të tjerë të njohur, si Marsela Çibukaj apo Elhaida Dani. Në një postim të shpërndarë nga Veliaj në Instagram, Noizy thotë se 'lalo' e ka ndryshuar Tiranën dhe e ka bërë një qytet Evropian. Nëse dikur i vinte turp të sillte miq nga jashë vendit, tashmë reperi është krenar dhe shprehet se Veliaj i ka nderuar. Ai i uron sukses dhe deklaron se fitoren e ka në xhep për mandatin e radhës. “Lalo, ky mesazh vjen për ty, për gjithë mbështetjen, jo se jemi shokë, por puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ke kthyer Tiranën në një qytet Europian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im ku jetoj. Por puna jote flet dhe me të vërtetë uroj të kesh forcë akoma më shumë seç ke, dhe të uroj vetëm suksese dhe të na nderosh sikurse kë bërë gjithë këto vite. Njëri një ditë më pyeti se ç’punë ke ti me Tiranën? Ti je nga Durrësi. Tirana është edhe kryeqyteti im, jo vetëm i yti. Kështu që forca vëlla! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep! Ju dua”, thekson Noizy.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH