Aktualitet

Dikur konsiderohej “mbreti i makinave” për shqiptarët! Mercedez-i në ‘kërcënim’, ja cila është marka që po e konkurron

Shkruar nga Liberale

Sipas INSTAT,  që i referohet të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në tremujorin e tretë 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status "aktiv" dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Shtator 2023 rezulton 848.127 mjete.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,5 %), "Automjetet për transport të përzier" (6,3 %) dhe “Motor” (5,5 %).

Në tremujorin e tretë 2023, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,8 % të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,4 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 15,7 % dhe “Daimler Chrysler” 9,0 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2023, janë regjistruar për herë të parë 22.004 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të parë, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Auto-veturat” (85,4 %) dhe “Motor” zënë (7,6 %).

Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë është në qarkun e Tiranës, duke zënë 39,1 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e tretë 2023.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të pare, janë qarku Gjirokastër me 1,3 %, Kukës me 2,1 % dhe Dibër me 2,1 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,2 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 17,1 %.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH