Aktualitet

Digjet shtëpia në Malësinë e Madhe, familja në qiell të hapur

Shkruar nga Liberale

Zjarri ka përfshirë një banesë njëkateshe në fshatin Gruemirë, në Malësinë e Madhe, duke lënë në qiell të hapur familjen me 6 anëtarë.

Sipas të dhënave të marra nga Vizion Plus në vendngjarje, për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të lënduar në këtë shtëpi ku jetojnë 6 pjestarë të një familjeje.

Dëmet material gjithsesi janë të mëdha pasi shtëpia ka dalë jashtë funksionit dhe nevojitet një rikonstruksion total që ajo të bëhet e banueshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH