Aktualitet

Digjet pallati në Pogradec, banorët: Zjarrfikëset s’kishin ujë

Shkruar nga Liberale
Digjet pallati në Pogradec, banorët: Zjarrfikëset s’kishin

Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në lagjen 2 në Pogradec ditën e djeshme. Prej më shumë se 3 orësh flakët të ndihmuara dhe nga era nuk janë vënë dot në kontroll nga zjarrfikësit, ndërsa janë djegur plotësisht 6 apartamente.

Dyshohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombule gazi. Banorët kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk kanë pësuar dëme.

“Na vjen policia dilni jashtë, dilni jashtë! Zjarrfikësit erdhen kur zjarri kishte përvëluar. S’kishin ujë, vinte njëra ikte tjera”, shprehet banorët e pallatit.

Mësohet se Bashkia e Pogradecit ka ofruar strehim për 6 familjet që kanë mbetur pa strëhe por nuk kanë pranuar. Ata kanë vendosur të strehohen tek të afërmit e tyre./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH