Aktualitet

Digjet një pikë grumbullimi skrapi në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Digjet një pikë grumbullimi skrapi në Tiranë

Një zjarr masiv ka rënë sot në mesditë në një pikë të grumbullimit të skrapit.

Policia e Tiranës në një njoftim për mediat sqaron, se zjarri ka rënë orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L..

Sipas informacioneve të deritanishme ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve.

Ndërkohë një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH