Digjet makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli rreth orës 04:26 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës.
Mendohet se automjeti në pronësi të kryebashkiakut “Range Rover” i është vënë flaka qëllimisht.
Si pasojë e djegies së automjetit Range Rover është djegur edhe një automjet tip Ford që ishte parkuar në afërsi. Automjeti tip Ford është e shtetasit me iniciale B.A.
Nga flakët, të dy automjetet janë dëmtuar plotësisht.
Policia është në vendngjarje, dhe po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje./Gazeta Liberale