Aktualitet

Digjet makina e gjyqtares në Tiranë, kamerat kapin autorin

Shkruar nga Liberale
Digjet makina e gjyqtares në Tiranë, kamerat kapin autorin

(Foto ilustruese)

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë djegur 2 automjete ne zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. Një prej mjeteve të djegura është në pronësi të Loren Lico me profesion avokat, por që e kishte në përdorim nëna e tij, Arjana me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Mjetet tip “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhe me kapuç, i cili afrohet mjetit golf 6 në pronësi të Licos dhe pasi e spërkat i vë zjarrin dhe largohet me vrap.

Flakët u fikën menjëherë nga kalimtarët te cilët ndërhynë sapo panë flakët. Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shishe plastike gjysmë e djegur, të cilën përdori autori për të spërkatur makinat./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH