Aktualitet

Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit që doli pro Tahirit

               Publikuar në : 16:06 - 15/05/19 E Liberale

Mbrëmjen e kaluar pranë komisariatit nr.2 në Tiranë është djegur një makinë tip “Opel Corso” ngjyrë vishnje. Makina ishte parkuar në rrugë.

Mësohet se makina e djegur ishte në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.

Binaj ishte një nga gjyqtarët që nxori fitues ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjyqtari bashkë me kolegun e tij Fehmi Petkun, dolën kundër gjyqtares Saida Dollani.

Në vendimin për lirimin e ish-ministrit, gjykata asokohe argumentoi se Tahiri nuk përbënte rrezik ikjeje apo fshehjeje të hetimit. Sipas Binajt dhe kolegut të tij ish-ministri me humbjen e funksioneve të tij, nuk përbënte rrezik për prishjen e provave duke cënuar fatin e hetimeve.

Bashkëshortja e gjyqtarit punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk është identifikuar autori që mund t’i ketë vënë flakën makinës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Gazeta Liberale

(Visited 6 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *