Aktualitet

Digjet gjatë natës një automjet në Korçë

Shkruar nga Liberale
Digjet gjatë natës një automjet në Korçë

(Foto ilustruese)

Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Mësohet se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH