Aktualitet

Digjen tre makina në një garazh në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Digjen tre makina në një garazh në Tiranë

Tre makina janë djegur mëngjesin e kësaj të marte në një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Garazhi ndodhet në rrugën 3 Dëshmorët në Tiranë, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Tymi i makinave ka shkaktuar panik tek banorët. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar tre zjarrfikëse, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhur rrethanat e ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH