Aktualitet

Digjen makinat e firmës që do ndërtojë hidrocentrale në Mirditë

Shkruar nga Liberale
Digjen makinat e firmës që do ndërtojë hidrocentrale në

(Foto ilustruese)

Makineritë e firmës që do ndërtojnë hidrocentrale në zonën e Kaçinarit në Mat janë djegur gjatë natës së kaluar.

Burimet e Policisë bëjnë të ditur se fillimisht është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të kantierit e më pas u është vënë flaka me benzinë mjetev të rënda.

Dy rojet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Rrëshenit.

Sipas Policisë, dy rojet kanë mbërritur me fraktura në trup, por mjekët thonë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më parë banorët zhvilluan një protestë për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në zonë. Sipas tyre kjo do të ndikonte negativisht në zhvillimin e tyre, pasi pjesa më e madhe mbahet me bujqësi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH