Aktualitet

Digjen dy makina para policisë. Ja kush u vuri flakën

               Publikuar në : 08:34 - 16/04/19 Liberale

Dy makina janë djegur plotësisht. NGjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë Drejtorisë Vendore te Policisë në Elbasan.

Policia përfat të mirë ka mundur të identifikojë personin që i ka vënë flakën njërës prej makinave. Ai është shtetasi M.Toçi 38 vjeç.

Nga zjarri është djegur plotësisht automjeti tip Volsvagen me Targë AA 595 KP, në pronësi të shtetasit me iniciale H.H.

Pranë kësaj makine ka qenë parkuar edhe një mjet tip Skoda me targë AA 702 DL në pronesi të B.H.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, por zjarri ka qenë i fuqishëm. Forcat e policisë kanë qenë për disa minuta mes flakëve që kishin përfshirë të dy automjetet./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *