Aktualitet

Digjen 4 makina në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Digjen 4 makina në Shkodër

(Foto ilustruese)

Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër, në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”.

Sipas televizioneve informative mësohet se, mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Nga hetimet paraprake rezulton se në njërën nga makinat është hedhur lëndë djegëse, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe tre mjetet e tjera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH