Aktualitet

Diell e ngricë, si do jetë moti sot dhe ditën e parë të 2020

Shkruar nga Liberale
Diell e ngricë, si do jetë moti sot dhe ditën e parë të

Gadishulli i Ballkanit është në aktivitetin e vlerave të larta të presionit atmosferik me qëndër kryesore në Europën qëndrore e cila po mban në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të stabilizuar dhe temperatura të ulëta.

Por si do të jetë moti sot dhe nesër në vendin tonë?  

Të Martën dt. 31 Dhjetor 2019 moti do të mbetet me diell dhe i ftohtë.

Era do të jetë drejtim Veri (N) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore  -14/2°C 

Zonat e ulëta  -6/11°C

Zonat bregdetare 1/12°C

Të Mërkurën dt. 01 Janar 2020 moti nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. 

Era do të jetë drejtim Verilindje (NW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -7/5°C 

Zonat e ulëta  -4/14°C

Zonat bregdetare 2/15°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH