Arte

“Diçka e madhe po vjen” ... por arti dhe kultura në ç’drejtim po shkojnë?!

Shkruar nga Liberale

Kryebashkiaku i Tiranës ka bërë publike një foto në Instagram, krahas këngëtarit që njihet me emrin artistik “Noizy”, duke paralajmëruar se “diçka e madhe po vjen”.

Por Veliaj nuk sqaroi se për çfarë gjëje të madhe bëhet fjalë.

Megjithatë, sado e madhe qoftë ajo që do të vijë, teksa kudo sot në botë drejtuesit e qeverive dhe të bashkive po mendojnë dhe diskutojnë për të përballuar krizën dhe jo për “gjëra të mëdha”, mbeten po aq të debatueshme edhe vlerat artistike të këngëtarit në fjalë.

Shumë kompozitorë me emër, autorë tekstesh dhe këngëtarë të cilët bënë epokë në muzikë, shprehen shpesh të revoltuar, po aq edhe të dekurajuar, nga promovimet dhe vlerësimet e gabuara, me ose pa ndërgjegje të autoriteteve që qeverisin vendin, teksa, qoftë edhe ndoshta pa e kuptuar as ata vetë, po ndihmojnë në rrënimin dhe degradimin e vlerave artistike dhe kulturore të vendit.  /Liberale.al/     

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH