Showbiz

Diamanti i rrallë rozë shitet në ankand për 57.7 milionë dollarë 

Shkruar nga Liberale
Diamanti i rrallë rozë shitet në ankand për 57.7

Për 57.7 milionë dollarë është shitur diamanti i rrallë rozë nga shtëpia e ankandit Sotheby.

"Williamson Pink Star" 11,15 karatësh u shit për një çmim të ri rekord dhe është çmimi i dytë më i lartë për një diamant ose gur të çmuar

Oferta më e lartë u dha nga një blerës nga Boca Raton, Florida (SHBA), identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dyfishi i çmimit të vlerësuar të shitjes prej 21 milionë dollarësh.

Ky gur i çmuar ishte diamanti i dytë më i madh rozë i shitur ndonjëherë në ankand. Diamantet rozë janë gurët e çmuar më të rrallë dhe kanë kërkesën më të lartë në tregun botëror.

Rekordi për një diamant rozë u vendos në vitin 2017 kur 'CTF Pink Star' u shit në Hong Kong për 71.2 milionë dollarë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH