Aktualitet

Dialogu me BE-në, ndërhyn sërish Rama: Nuk mund të lejojmë që Kosova të bëhet një Donbas i Vogël

Shkruar nga Liberale
Dialogu me BE-në, ndërhyn sërish Rama: Nuk mund të
Ndërkohë që opozita e kërkon në Kuvend për interpelancë në lidhje me largimin e Arben Ahmetajt, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, por jo për akuzat politike. Ai ka treguar se vijon të jetë thellësisht i shqetësuar për situatën në Veri të Kosovës, ndërsa ka shpërndarë në Twitter reagimin emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka zhvilluar dy takime me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Rama kërkon vendosmëri nga Bashkimi Europian për të zbatuar Marrëveshjen Themelore, në mënyrë që të ndalohet sipas tij kthimi i veriut në një Donbas. "BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.", shkruan Rama. Pas takimit me Lajçak, zëvendëskryeministri i Kosovës, Bislimi, sqaroi se fokusi kryesor i bisedës ka qenë në sekuencimin e hapave që duhet të bëhen për zbatimin e marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH