Globi

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti takohet sot me Vuçiç në Bruksel

Shkruar nga Liberale
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti takohet sot me Vuçiç në

Ditën e sotme në Bruksel do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi i nivelit të lartë për dialogun mes dy vendeve, do të zhvillohet nën praninë e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Borrell do të ketë fillimisht takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, ndërkaq rreth orës 10:30 pritet të nisë takimi trepalësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH