Sport

Diagnostikohet me tumor, sulmuesi gjerman braktis futbollin përkohësisht

Shkruar nga Liberale
Diagnostikohet me tumor, sulmuesi gjerman braktis futbollin

Një sëmundje e rëndë ka bërë që të braktisë futbollin përkohësisht, sulmuesi i Herthas së Berlinit, Marco Richter, i cili do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në testikuj, pasi është diagnostikuar me tumor.

Njoftimi është bërë nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Njoftimi:

“Hertha BSC ka marrë një lajm të në prag të transfertës angleze (kundër Derby County-t).

Marco Richter do të jetë përkohësisht i padisponueshëm: nga analizat urologjike ka rezultuar se është i prekur nga një tumor në testikuj, i cili duhet hequr me kirurgji.

Mbetet për t’u bërë një diagnozë përfundimtare. Klubi do të përditësojë tifozët për progresin e shëndetit të Marcos kur të ketë informacione më të detajuara.

Deri atëherë ne kërkojmë që të respektohet privatësia e Marcos.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH