Aktualitet

Di Maio takon Ramën: Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Shkruar nga Liberale
Di Maio takon Ramën: Italia mbështet integrimin e Shqipërisë

Italia ka konfirmuar edhe njëherë se mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Sipas ministrit Italian, hapja e negociatave për Shqipërinë brenda vitit do të ishte edhe një mesazh besimi për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Si objektiv ne kemi përforcimin e marrëdhënieve tona për të bërë një hap tjetër cilësor në bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Kjo rëndësi strategjike nuk vjen vetëm si detyrim nga lidhja që kanë dy vendet tona, por edhe nga përkatësia në BE.

Prandaj unë dua të konfirmoj mbështetjen time në rrugën drejt familjes evropiane. Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi për të gjithë rajonin e Ballkanit”, tha Di Maio.

Po ashtu ministri Italian foli edhe për investimet në disa sektorë.

“Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë frytdhënës. Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm ti kemi operative idetë dhe sot ramë dakord për një plan veprimi për të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë në të gjitha sektorët, infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik.

Italia është klienti i parë i Shqipërisë, kjo na bën krenare. Tema e tranzicionit ekologjik dhe ndërhyrja që ka bërë Italia, prania në tregun shqiptar dhe perspektiva nëpërmjet linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Mali i Zii na çojnë në këtë drejtim”, tha ministri Di Maio.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH