Op-Ed

Di Maio dhe ato lajme mbi Kinën

               Publikuar në : 09:15 - 23/07/21 Ernesto Galli Della Loggia

Ernesto Galli Della Loggia

Nuk e di nëse ministri i punëve të jashtme Luigi di Maio – mbështetës i madh i arritjes në Itali të Rrugës së Mëndafshit, e vënë në lëvizje nga qeveria kineze për të ndihmuar ndikimin e saj në botë, dhe në përgjithësi i përshkuar nga simpatia më e gjallë për qeverinë e Pekinit – është vënë në dijeni nga bashkëpunëtorët e tij për një deklaratë të fundit të përpiluar nga një duzinë ekspertësh të të drejtave të Kombeve të Bashkuara. Në mëdyshje po kërkoj ta bëj unë.

Pra, ekspertët e OKB kanë lëshuar kushtrimin për lajmet që iu kanë mbërritur atyre rreth një praktike mizore që po sendërtohet gjithnjë e më shumë nga autoritetet kineze: heqja e dhunshme e organeve në dëm të të burgosurve pjesëtarë të pakicave të përndjekura nga regjimi komunist. Në këtë rast përveç Ujgurëve myslimanë, budistët tibetanë  dhe katolikët e pa-angazhuar, veçanërisht praktikanët e Falun Gong.

Një numër i caktuar pjesëmarrësish të këtyre grupeve i nënshtrohen përdhuni një sërë kontrollesh (analiza gjaku, ekografira e radiografira të organeve të ndryshme të brendshme etj.), përfundimet e të cilëve, nëse janë pozitive vihen në një bankë të madhe të dhënash për të vendosur t’u a japin ata organe (veçanërisht zemrën, veshkat, mëlçinë e zezë dhe kornet e syve) atyre që përveç se kanë nevojë janë, mund të hamendësohet lehtë, në hirin e pushtetit.

Pekini natyrisht përgënjeshtron. Pranon që e ka përdorur një praktikë të tillë: por vetëm për të dënuarit me vdekje, vetëm deri në vitin 2015, e krejtësisht “mbi baza vullnetare”. Por nuk shpjegon se çfarë zanafille ka atëherë numri tepër i lartë i trapianteve që, edhe mbas asaj date, vazhdojnë të kryhen në Kinë, pa asnjë procedurë të njohur ndërkombëtarisht prejardhjeje të organeve.

Por kush e di nëse di Maio, po t’ia kërkonte ambasadorit kinez në Romë, ndoshta do të ishte kaq fatlum sa që të arrinte ta dinte.

“Corriere della Sera”

Përktheu Eugjen Merlika  

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back