Aktualitet

Dhuruan puthjen "e fundit" duke pritur vdekjen, si i mbijetuan masakrës në festival çifti izraelit

Shkruar nga Liberale
Dhuruan puthjen "e fundit" duke pritur vdekjen, si i mbijetuan

Një çift izraelit që i shpëtuan masakrës në festival të shtunën, ndanë përvojën e tyre pikëlluese, ndërsa vazhdojnë të kërkojnë për një mik i cili rezulton ende i zhdukur.

Amit Bar dhe partneri i saj Nir ishin në mesin e personave që morën pjesë në festivalin Tribe of Nova në Re'im, kur militantët e Hamasit hapën zjarr, duke vrarë më shumë se 260 njerëz.

Dyshja ia dolën të shmangnin të shtënat me armë zjarri, por u ndanë nga shoku i tyre, Ziv, ndërsa ai u largua për të ndihmuar të tjerët.

"Kur raketat filluan të binin, Ziv ndihmoi dy vajza dhe u sigurua që t'i qetësonte, duke u thënë se gjithçka do të mbaronte së shpejti ," tha Amit për agjencinë e lajmeve izraelite N12. Dy orë më vonë, Zivi telefonoi dhe u tha miqve të tij se ishte me një grup tjetër.

“Ne u përpoqëm të bërtisnim dhe ta telefononim, por ai nuk e dëgjoi. Gjatë gjithë kësaj kohe ne pamë terroristët duke lëvizur me automjete dhe duke qëlluar në çdo drejtim, menduam se nuk mund të lëviznim”, tha vajza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH