Aktualitet

Dhurata Saliaj në gjyq: Kërkoj mëshirë, kam 3 fëmijë për të rritur

               Publikuar në : 10:27 - 08/06/21 liberale

Gjykata e Tiranës caktoi “arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë të arrestuar për vrasjen e Kudret Saliajt.

Ish-bashkëshortja e viktimës nuk ka pranuar të kishte dijeni për krimin e kryer nga i ati i saj, teksa ka kërkuar mëshirë nga gjykata.

“Nuk e dija ç’do bënte babai. Nuk do e lejoja kurrë babain ta vriste Kudretin”, është shprehur Dhurata Saliaj para togave të zeza këtë të martë.

“Kërkoj mëshirë, kam 3 fëmijë për të rritur”, vijoi ajo, teksa në nisje të seancës gjyqësore.

Po ashtu, edhe babai i saj, Mexhit Picari mësohet se ka kërkuar falje për krimin në gjyq, ndërsa e ka përjashtuar të bijën e tij, Dhuratën nga çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back