Showbiz

Dhurata Dora dhe Elvana Gjata do të na përfaqësojnë në Eurovision 2023?

Shkruar nga Liberale

Në Kosovë po përflitet se dy këngëtaret, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora do të bashkohen sërish, këtë herë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023.

Lajmi është bërë me dije nga faqja “Eurovision Kosovo”.

“Jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit”, thuhet në postimin në Instagram.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e artisteve, por ajo që bie në sy është se menaxheri i Dhuratës, Ilir Balija i ka dhënë një “like” postimit në Instagram.

Kujtojmë se, Dhurata dhe Elvana patën shumë sukses me këngën e tyre “Gajde”. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH