Kosova

Dhunuan barbarisht trevjeçarin në çerdhe, Prokuroria merr vendimin për dy edukatoret

Shkruar nga Liberale
Dhunuan barbarisht trevjeçarin në çerdhe, Prokuroria merr

Prokuroria në Kosovë ka kërkuar ditën e sotme lënien në burg të dy edukatoreve, që dhunuan barbarisht një 3-vjeçar në një çerdhe, në Fushë Kosovë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj edukatoreve N.M. dhe N.H., të akuzuara për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH