Një 42-vjeçar nga Zall-Bastari është arrestuar nga policia pasi kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas dhe dy fëmijëve. Gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe pistoleta që e mbante pa leje.
Në njoftimin e policisë së Tiranës thuhet se “Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin: A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
*Arma dhe fikeshet e sekuestruara nga policia