Aktualitet

Dhunoi me grushte e sende të forta xhaxhanë, arrestohet nipi në Korçë

               Publikuar në : 15:08 - 14/10/21 liberale

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë së Korçës dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

U arrestua shtetasi F.B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij, shtetasin Sh.B.

Ndërkaq, u vu në pranga një 53-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me murin rrethues të një objekti duke shkaktuar dëme materiale dhe pas kontrollit rezultoi se shtetasi S.Sh., ishte në gjendje të dehur.

Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Z., dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, pasi vodhën një objekt antik prej bakri me vlerë 30.000 lekësh, në banesën e shtetasit M.A.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit F. B., banues në fshatin Laktesh, Pogradec, pasi dyshohet se në këtë fshat ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me sende të forta xhaxhain e tij, shtetasin Sh. B., banues në Laktesh.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, të shtetasit S. Sh., 53 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me murin rrethues të një objekti, duke shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së kontrollit, rezultoi se 53-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, të shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin V. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas, në lagjen nr. 3, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetases M. A., një objekt antik prej bakri me vlerë 30 000 lekë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back