Aktualitet

Dhunoi kushëririn me çekiç, arrestohet sërish Vladimir Gjuta

Shkruar nga Liberale
Dhunoi kushëririn me çekiç, arrestohet sërish Vladimir

Vladimir Gjuta, i akuzuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka rënë sërish në prangat e policisë së Tiranës.

KGjuta është arrestuar pasi akuzohet se ka rrahur keq kushëririn e tij me çekiç.

Sipas "Panorama", kushëriri me shenja të dukshme nga dhuna, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e ka të dëmtuar, ka paditur Gjutën në Polici. Dhunimi ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, tek shtëpia e kushëririt të Vladimir Gjutës.

Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Ai së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish ministrit Tahiri.

Ndërsa në vitin 2016, Gjuta u arrestua pasi rrahu babain./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH