Aktualitet

Dhunoi gruan, pranga 51-vjeçarit në Sarandë

Shkruar nga Liberale
Dhunoi gruan, pranga 51-vjeçarit në Sarandë

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. P., banues në Ksamil, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe shtetasi me inicialet F. H., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një sipërfaqe toke në fshatin Vërmik, ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka djegur me zjarr banesën e tij, në lagjen “Partizani”, Vlorë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH