Aktualitet

Dhunoi gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 60-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Liberale
Dhunoi gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 60-vjeçari në

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar gruan dhe dy fëmijët. Ngjarja është regjistruar në Korçë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet N. Xh., 60 vjeç.

Ai dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M. Xh., ndaj vajzës 19-vjeçare, si edhe ndaj djalit të tij 17-vjeçar, banues në Korçë, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH