Aktualitet

Dhunoi fizikisht gruan, pranga 65-vjeçarit në Durrës

Shkruar nga Liberale
Dhunoi fizikisht gruan, pranga 65-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 65-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ai është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. I., 65 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH