Aktualitet

Dhunoi 3-vjeçaren në kopsht, nesër caktohet masa e sigurisë për edukatoren, Majlinda Dehima

Shkruar nga Liberale
Dhunoi 3-vjeçaren në kopsht, nesër caktohet masa e

Ditën e nesërme në orën 10:30 do të mbahet seanca gjyqësore e edukatores Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren gjatë kohës që ishte në kopshtin privat.

Edukatorja u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.

48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën. Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH