Aktualitet

Dhuna te Unaza/ PD, kallëzimin penal në Prokurori për këta persona

Shkruar nga Liberale
Dhuna te Unaza/ PD, kallëzimin penal në Prokurori për këta

Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurorinë e Tiranës, kallëzimin penal ndaj atyre që i konsideron përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Unazës së Re.

Ish-deputeti, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat tha se padia është ngritur ndaj: Niko Brahimajt, drejtor i policisë vendore Tiranë, Ermal Kapllanajt kryeinspektor i policisë bashkiake, Dallëndyshe Bicit, drejtuese e IKMT-së si edhe Granit Korbit, përgjegjës i degës IKMT, Tiranë.

“PD do të vijojë me demaskimet, projekti është fiktiv gjithçka kanë hequr mbi kurriz duhet t’iu paguhet atyre banorëve. Ky është hapi i parë për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Hapi i dytë, dëmshpërblim cent për cent të banesave, edhe banorët këtë duan, sa duan arrestimin e atyre që i dhunuan, nuk duan dëmshpërblim.” u shpreh ish deputeti Klevis Balliu. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH