Pas dhunës që ndodhi ditën e dielë në stadiumin ‘Selman Stermasi’, në prag të sfidës derbi mes Tiranës dhe Partizanit, skuadrat respektive kanë bërë deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen. Skuadra e Partizanit deklaroi se ajo që bënë tifozët e Tiranës, duke mbushur gropa në stadium me mjete piroteknike, ishte me të vërtetë një akt i shëmtuar terrorizmi i mbetur në tentativë. Nga ana tjetër Tirana tha se Partizani duhet të mbajë përgjegjësi për aktet e tifozëve të saj dhe të mos bëj rolin e prokurorit.
Sot, është dhënë njoftimi se klubi i Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e stadiumit, Ksenofon Haskoçela.