1

Dhuna në Cërrik, disiplina e FSHF merr vendimin për Sopoti-Mirdita

               Publikuar në : 19:10 - 06/05/21 liberale

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë dy vendime për dhunën në Cërrik në sfidën mes Sopotit dhe Mirditës.

NJOFTIMI NGA FSHF

Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e/f, 31, 38, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

KF Mirdita, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 6 pikë nga klasifikimi


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back