Aktualitet

Dhuna ndaj gazetares, Rama: Ligji nuk kërcënon nuk shan, por vepron

Shkruar nga Liberale
Dhuna ndaj gazetares, Rama: Ligji nuk kërcënon nuk shan, por vepron

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e buxhetit të 2022 për Ministrinë e Brendshme, u ndal tek incidenti me gazetaren e ndodhur në ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha.

“Për faktin se vajza ishte gazetare ngjarja u bë e bujshme. Është e rëndësishme që të veprohet siç u veprua me shpejtësi dhe pa tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar. Duhet të theksohet se figura e Policisë nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt sepse është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk kërcënon , nuk shan, ligji vepron. Në veprimin e ligjit është e tepërt të shtohen gjeste dhe të bëhen akte që i ulin kokën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit për shkak të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegu apo kolegia e tyre”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH