Sport

Dhuna ndaj Egnatias, Tërbuni përjashtohet nga kampionati

Shkruar nga Liberale
Dhuna ndaj Egnatias, Tërbuni përjashtohet nga kampionati

Komisioni i Disiplinës dha ndëshkime të forta për dhunën e regjistruar në fundin e ndeshjes me Egnatia-Tërbuni , të vlefshme për Kategorinë e Parë.

Sfida vendimtare për mbijetesën, përfundoi në barazim 1-1, me situatën që agravoi në fundin e lojës. Futbollistët e ekipit nga Rrogozhina u dhunuan në fushë, me agresionin që vijoi edhe në ambientet e brendshme të stadiumit.

Ekipi i Egnatias qëndroi i ngujuar në dhomë, deri në mbërritjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët i shoqëruan në dalje të qytetit të Pukës.

Përveç përjashtimit të ekipit të Tërbunit, Disiplina vendosi përjashtimin përjetë nga futbolli të zyrtarëve të klubit, Dritan Frroku, Alfons Gjergji dhe Mark Frroku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH