Aktualitet

"Dhuna është e papranueshme", Miroslav Lajçak: Urgjentisht, zgjidhje politike!

Shkruar nga Liberale
"Dhuna është e papranueshme", Miroslav Lajçak:

Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka reaguar pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Nga Bratislavë, Lajçak ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe se është urgjentisht e nevojshme që të gjendet një zgjidhje politike.

“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në “Globsec”. Përgjatë takimeve dhe bisedave kemi folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për tensionet dhe eskalimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike. Dhuna është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH