Aktualitet

Dhuna e Rrajave 'shqetëson' ministrin, i shkon në zyrë drejtorit të Policisë së Shtetit

Shkruar nga Liberale
Dhuna e Rrajave 'shqetëson' ministrin, i shkon në zyrë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullakut.

Sipas BW, temë diskutimi janë ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja. Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

NJë tjetër ngjarje e rëndë e këtyre ditëve ishte sulmi në banesën e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë.  Persona ende të paindetifikuar sulmuan me armë dhe plagosën dy djemtë e Bejtjas si dhe lanë të vdekur kunatin e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH