Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Klima e biznesit pëson rënien më të madhe

               Publikuar në : 21:11 - 29/06/20 liberale

Klima e biznesit në vend ka pësuar rënien më të madhe në 8 vitet e fundit. Sipas raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila mat klimën e të bërit biznes, shkaqet lidhen me situatën politike dhe përkeqësimin e konkurrencës në treg.

E pranishme në prezantimin e raportit ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila i kërkoi palëve politike që të mos i hedhin fajin njëra-tjetrës, por të bashkëpunojnë për hir të interesit të shqiptarëve.

“Askush nuk habitet nëse mëson se anketimi tregon rënie në klimën e biznesit. Ka qenë vit i vështirë me dy tërmete dhe me koronavirusin, ka problematika strukturore, por shpresoj që të punojmë bashkërisht për të zgjidhur këtë çështje”, tha Kim.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back