Aktualitet

Dhunonte gruan dhe vajzën e tij të mitur, prangoset 38-vjeçari në Devoll

Shkruar nga Liberale
Dhunonte gruan dhe vajzën e tij të mitur, prangoset 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Devoll.

I arrestuari është shtetasi me iniciale N.S., banues në fshatin Baban, Devoll. Ndërkohë mësohet se bashkëshortja dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 38-vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH