Globi

Dhjetëra viktima nga përmbytjet masive në Indi

Shkruar nga Liberale
Dhjetëra viktima nga përmbytjet masive në Indi

Pas Evropës dhe Kinës, edhe India është përfshirë nga përmbytje të shumta. Moti i keq i ditëve të fundit iu ka marrë jetën më shumë se 125 personave.

Digat dhe lumenjtë janë “tejmbushur” në Indinë perëndimore ndërsa dhjetëra persona raportohen te jenë ende të bllokuar.

Ekipet e shpëtimit dhe ushtria kanë nisur operacionet në ndihmë të banorëve. Vendi eshtë goditur edhe nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura dhe stuhite.

Autoritetet po zhvendosin njerëzit nga zona të tjera që mund të preken.

Sipas ekspertëve Shteti i Maharashtrës u godit nga reshjet më të dendura të katër dekadave të fundit.

Moti i ashpër ka përfshirë disa pjesë të botës javët e fundit, me përmbytje në Kinë dhe Evropën Perëndimore dhe një valë të madhe nxehtësie në Amerikën e Veriut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH