Aktualitet

Dhjetëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë kundër vaksinimit të detyruar

               Publikuar në : 19:46 - 18/09/21 liberale

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish pasditen e kësaj të shtune në sheshin “Nënë Tereza”, duke protestuar kundër vaksinimit me detyrim.

Kjo është fundjava e tretë që aktivistë dhe qytetarë janë ngritur kundër vendimit të qeverisë. Me pankarta në duar ku shkruhej “Jo vaksinimit të detyruar, të paligjshëm, eksperimental”, “Jo vaksina me forcë, jo 5G”, protestuesit u shprehen të shqetësuar, pasi thanë se nuk kanë besim tek përbërja e injeksionit.

Tubuesit bëjnë gjithashtu thirrje për tubim paqësor dhe pjesëmarrje masive.

Pas grumbulimit në sheshin “Nënë Tereza”, protestuesit u zhvendosën në bulevard, duke hedhur parulla përpara Kryeministrisë. Ata thanë se vendimet e qeverisë ndaj qytetarëve duhet të jenë jo me detyrim, siç bëhej në diktaturë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back