Aktualitet

Dhjetëra nëna të infektuara me Covid kanë sjell në jetë fëmijë

Shkruar nga Liberale
Dhjetëra nëna të infektuara me Covid kanë sjell në

Që nga nisja e pandemisë në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë' kanë ardhur në jetë 68 foshnje, nënat e të cilëve kanë qenë te prekura nga covid.

Drejtoresha e këtij institucionit thotë se ky target grup e transmeton virusin tek të porsalindurit.

"Ka pasur shumë zonja që e kanë kaluar covid gjatë shtatzënisë së tyre. Në rastin e atyre që kanë qenë covid pozitivi ne momentin e lindjes, në total kanë qene 68. Dje kane lindur dy nena me covid. Sot jemi në momentin ku themi se ky virus mund të transmetohet, me incidence te ulet, nga nëna tek fëmijët", thotë Eliona Demaliaj për Vizion Plus.

Në pavijonin e dedikuar për nënat me covid mbahen në observim këto pacientë, ndërsa Demaliaj tregon mënyrën se si trajtohen.

"Trajtimi i nënave të reja dhe të foshnjave me covid bëhet ne bashkëpunim obsteter pediatër dhe konsultor. Në rastet kur bebi ka qen pozitiv ne i kemi mbajtur ne spital dhe i kemi trajtim dhe observim kur ka qene e nevojshme tek ata", tregon Demaliaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH