Aktualitet

Dhjetë qytetet më të mira për të jetuar në botë, për vitin 2023

Shkruar nga Liberale
Dhjetë qytetet më të mira për të jetuar në

Vjena rikthehet në krye të listës si qyteti më i mirë për të jetuar në botë. Në raportin e ekipit të inteligjencës së “The Economist”, i cili harton listën e përvitshme të qyteteve me standardin më të lartë të jetesës, në vlerësimin e vitit 2023, qyteti austriak është vënë sërish në krye të listës botërore sepse mbart një kombinim perfekt për stabilitet, pasuri kulturore dhe artistike, shërbime shëndetësore dhe infrastrukturë moderne.

Raporti përfshin studimin e 172 qyteteve në gjithë botën.

Në vend të dytë pozicionohet për të dytin vit radhazi kryeqyteti danez, Kopenhagen. Danimarka cilësohet si një nga shtetet më të lumtura në botë dhe vijon të ketë pikë maksimale për nivelin e arsimit, infrastrukturës dhe stabilitetit.

I treti pozicionohet qyteti australian i Melbourne, i cili rikthehet në “top 10” me 97.7 pikë i shoqëruar nga Sydney në vendin e katërt. Qytetet australiane paraqesin pikët maksimale për sistemin shëndetësor dhe arsimor.

Vancouver pozicionohet në vend të pestë. Qyteti kanadez vijon të përfshihet në renditjet e para. Bashkë me të në listë përfshihen dhe qytetet e Torontos dhe Calgary, vlerësuar për qëndrueshmërinë dhe rimëkëmbjen pas protestave të shumta që përfshinë Kanadanë vitin e kaluar.

Zyrihu, kryeqyteti zviceran pozicionohet në vend të gjashtë. Pavarësisht rrëshqitjes në renditje nga vendi i tretë, qyteti i njohur në Zvicër vazhdon të vlerësohet për cilësinë e lartë të jetesës që ofron dhe nivelin e lartë të edukimit. Si Zyrihu, ashtu edhe Gjeneva, vijojnë të shquhen si ndër qytetet më të shtrenjta në botë.

Osaka në Japoni dhe Auckland në Zelandën e Re pozicionohen në vend të 10-të. Fundi i kufizimeve të COVID-19 solli një rritje të konsiderueshme në qytetin e rajonit Aziatik të Oqeanit Paqësor. Osaka, qyteti i tretë më i populluar i Japonisë, pati rritje në panoramën kulturore botërore.

Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, kapërceu 25 pikë për të ndarë vendin e 10-të në indeksin e këtij viti.

Ndër qytetet e renditura me pikët më të ulëta për jetueshmërinë në botë janë Kievi, Algeris, Tripoli dhe Damask. Me përjashtim të kryeqytetit ukrainas i cili ndodhet në fund të listës për shkak të luftës, qyteti sirian, i fundit në renditje me një indeks prej 30.7 pikë, mbetet qyteti pa përmirësim në rezultatet e tij, si një qytet për të jetuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH