Aktualitet

Dhimitër e Roza Anagnosti marrin dekoratën, artistja: Me fat që...

Shkruar nga Liberale
Dhimitër e Roza Anagnosti marrin dekoratën, artistja: Me fat

Dhimitër Anagnosti është vlerësuar sot nga Presidenti Ilir Meta me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, teksa së bashku me bashkëshorten, artisten e madhe të skenës shqiptare Roza Anagnosti kanë ndarë një mesazh.

Regjisori e quajti një ditë të veçantë duke falënderuar njerëzit me të cilët ka punuar në vite dhe presidentin Meta.

“Sot është një ditë e veçantë për mua. Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit.

Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falenderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë”, tha regjisori Dhimitër Anagnosti.

Ndërsa bashkëshortja e tij, u ndal më gjatë për të lexuar mesazhin e tij, me shumë emocione dhe shikime dashurie ndaj kineastit 85-vjeçar, për të cilin tha se i duket ende si 20.

“Ky shkruan unë po ia lexoj dhe shpesh ia interpretoj. Dikur, diku kam shkruar në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shohë më shumë brenda vetes se jashtë saj. Jam me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë. Bashkë kemi mbështetur njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera aktorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH