Kronikë

Dhëndri i vrau vajzën, babai i 37-vjeçares ngre dyshime të forta: Do ia bëja hallall Afredit nëse Klodiana do e kishte tradhtuar! Kunati shpifi për vajzën time

Shkruar nga Liberale
Dhëndri i vrau vajzën, babai i 37-vjeçares ngre dyshime të

Klodiana Vefa, shqiptarja që u vra nga bashkëshorti 44 vjeçar në fund të shtatorit në Itali. Shkak dyshohet xhelozia, pasi sipas mediave italiane çifti ishin duke u ndarë dhe sipas dëshmisë së bashkëshortit, 37 vjeçarja kishte një raport tjetër me një shtetas italian.

Por ky version është hedhur poshtë nga babai i së ndjerës, i cili tha se e bija nuk kishte asnjë lidhje tjetër dhe se nuk kishte dijeni për konflikte mes vajzës dhe dhëndrit.

Ai bëri deklaratën e fortë, duke thënë se do ia bënte hallall dhëndrit vrasjen e së bijës, nëse ajo do e kishte tradhtuar. Mes të tjerash ai ngriti dyshime për vëllain e Alfredit, si një nga shkaktarët e krimit, pasi sipas tij kishte folur keq për Klodianën.

“Unë kam qëndruar 25 ditë në Itali dhe nuk kam kuptuar asgjë. Nuk e dija që kishin probleme. As armën nuk e dija që e kishte.Do ia bëja hallall vrasjen Alfredit nëse do ishte e vërtetë tradhtia. Por them se ka gisht kunati i saj. Ai ka folur keq për të, pak kohë para vrasjes ishte takuar me Alfredin. Ne do ta zbardhim të vërtetën”, tha babai i 37-vjeçares në News 24.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH