Globi

Dha jetën e saj për Evën/ Gruaja vdes e goditur nga treni, u përpoq të shpëtonte qenin

Shkruar nga Liberale
Dha jetën e saj për Evën/ Gruaja vdes e goditur nga treni, u

Të shtunën e 30 shtatorit Cristina Maccabei, 45-vjeç, me origjinë nga Trevi në Umbria, humbi jetën në një aksident tragjik. Gruaja u përplas nga një tren në stacionin e Porto d'Ascoli rreth orës 12.30.

Hetimet fillestare për ngjarjen, tregojnë se gruaja qëndronte në platformën e shinave. Prandaj do të kishte përfunduar në shina për arsye ende të paqarta dhe do të ishte goditur nga një autokolonë mallrash që po kalonte nëpër stacion.

Hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë hipotezë, por së fundmi është shtuar një pistë e re: 45-vjeçarja mund të ketë vdekur në përpjekje për të shpëtuar qenin e saj. Në fakt, pranë gruas u gjet një zinxhir i këputur dhe një mbajtëse për kafshët shtëpiake. Për më tepër, shoferi i trenit gjithashtu konfirmoi menjëherë aksidentin dhe tha se kishte parë kafshën të ikte drejt kufirit përtej lumit Tronto, duke ecur përgjatë linjës hekurudhore.

Në ditët në vijim, familja e raportoi kafshën të zhdukur dhe nisi një apel në rrjetet sociale për të gjetur qenin. Pak ditë më parë Eva u kthye për mrekulli në shtëpi. Lajmi është dhënë nga shoqata "Miku besnik" , nga San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceneo.

“Pas 13 ditësh kërkime, mbrëmë Eva u gjet. U deshën dy javë por në fund vogëlushja u kthye në krahët e atyre që nuk e humbën shpresën. Një falenderim nga zemra për të gjithë ju që na ndihmuat me shpërndarje dhe raporte. Faleminderit familjes dhe miqve të Evës”, thuhet në postim.

Gruaja që humbi jetën në aksident ka lënë pas një djalë të vogël. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë publikuar në rrjetet sociale nga miq dhe të njohur të 45-vjeçarit./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH